AKUZA/ Edmond Spaho sulmon Berishën: ‘Neni Basha përdoret vetëm për të shpëtuar veten nga përgjegjësia’

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka hedhur akuza ndaj kryedemokratit Sali Berisha, duke e akuzuar se përdor “nenin e dorëheqjes” vetëm për të eliminuar kundërshtarët brenda partisë dhe për të shmangur përgjegjësinë personale pas humbjeve zgjedhore.

Në një postim në rrjetet sociale, Spaho u shpreh se Berisha shpesh justifikohet duke thënë se zgjedhjet i janë vjedhur, një pretendim që, sipas tij, shërben për të mbuluar paaftësinë, sharlatanizmin dhe konsensusin PD-PS për ruajtjen e statuskuosë, të cilin ish-deputeti e quajti “kumbi i imoralitetit politik”.

Spaho ironizoi edhe deklaratën e Berishës se “më 22 mars i japim përgjigjen përfundimtare Ramës”, duke theksuar me ironi se pas kësaj date kryeministri Edi Rama nuk do të largohet.

Në sfond, Partia Demokratike po shqyrton ndryshime në statut, dhe neni i njohur si “neni Basha” mbetet në pikëpyetje, për shkak të frikës se lëvizjet për përgjegjësi nga ish-deputeti Salianji mund të ndikojnë pas humbjeve të partisë.

Postimi i Edmond Spahos:

Nenin e doreheqjes kur humbet zgjedhjet e pergjithshme, e veme per te hequr qafe ndonjerin dhe e heqim kur duam te shpetojme vehten nga mbajtja e pergjegjesise.

Dime vetem nje kenge, na i vodhen zgjedhjet.

Edhe ai para ketij, kete thoshte, por e hoqem me ceremoni

Sot “vjedhja e zgjedhjeve” justifikon paaftesine, sharlatanizmin dhe konsensusin PD – PS per te ruajtur statukuone.

Ky eshte kulmi i imoralitetit ne politike.

Vetem kaq mjafton per ta humbur pergjithmone besimim tek antaresia dhe votuesit.