Starmer dhe Trump në telefon për krizën në Lindjen e Mesme – Në fokus, rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme.

Sipas mediave të huaja, dy liderët theksuan rëndësinë e rihapjes së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar në botë. Mbyllja e saj ka shkaktuar ndërprerje në qarkullimin e anijeve dhe ka rritur kostot e transportit global.

Ndërkohë, Starmer zhvilloi edhe një bisedë me kryeministrin kanadez Mark Carney. Dy udhëheqësit diskutuan ndikimin që mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po ka në transportin ndërkombëtar dhe në ekonominë globale.

Sipas zëdhënësve të qeverisë britanike, Starmer dhe Carney ranë dakord të vijojnë konsultimet mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme gjatë një takimi të planifikuar për të hënën.