“Zoti na rruajt” – Armatosja e Serbisë shqetëson kryeministrin kroat, Milanoviq: Nuk e di çfarë duan të arrijnë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, ka shprehur shqetësim për rritjen e shpenzimeve ushtarake të Serbisë dhe për blerjen e armëve të reja nga vendi fqinj.

Gjatë një deklarate për mediat pas pjesëmarrjes në hapjen e turneut të shahut “Sanjin Shpanoviq” në Zagreb, Milanoviq tha se armatosja e Serbisë është një vendim sovran, por shtoi se mbetet e paqartë se çfarë synon të arrijë Beogradi me këto investime.

“Ata shpenzojnë shumë. Zoti na ruajt nga vijnë të gjitha këto fonde dhe nëse gjithçka është paguar”, tha presidenti kroat, duke përmendur gjithashtu furnizimet ushtarake nga Kina.

Sipas tij, është e kuptueshme që Serbia të kërkojë të forcojë sistemin e saj mbrojtës, por fakti që po pajiset edhe me armë me karakter ofensiv ngre shqetësime në rajon. Ai theksoi se Kroacia mbetet e sigurt për shkak të anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimi Evropian.

Milanoviq kritikoi edhe deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vučić, i cili ka përmendur një plan të mundshëm të Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë për të sulmuar Serbinë. Sipas presidentit kroat, pretendime të tilla janë të pabazuara.

“Ai flet për një plan të Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë për të sulmuar Serbinë. Si do ta bënim këtë? Me çfarë ushtrie? Unë vendos për këtë dhe nuk ekziston një plan i tillë”, tha Milanoviq.

Ai shtoi gjithashtu se disa nga marrëveshjet për bashkëpunim ushtarak në rajon janë interpretuar gabimisht dhe nuk përbëjnë aleanca ushtarake kundër Serbisë.