Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën kombëtare Korçë–Ersekë, në segmentin e njohur si “Pishina e Selenicës”.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Fatmirësisht, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë dëmtime të lehta.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, si dhe patrullat e qarkullimit rrugor të Korçë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.










