Aksident në segmentin Korçë–Ersekë – Dy makina përplasen “kokë më kokë – raportohen 2 të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën kombëtare Korçë–Ersekë, në segmentin e njohur si “Pishina e Selenicës”.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Fatmirësisht, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë dëmtime të lehta.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, si dhe patrullat e qarkullimit rrugor të Korçë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.