Trajneri i Real Madrid, Álvaro Arbeloa, foli në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së radhës kundër Elche CF në stadiumin Santiago Bernabéu, duke analizuar formën e skuadrës pas fitores bindëse 3-0 ndaj Manchester City në UEFA Champions League.
Ai dha edhe një përditësim për gjendjen e sulmuesit Kylian Mbappé, i cili po përballet me një problem në gju. Sipas Arbeloas, lojtari francez po përmirësohet çdo ditë dhe po ndjek planin e rikuperimit të përcaktuar nga stafi mjekësor. Mbape nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës, por pritet të rikthehet për sfidën e ardhshme në Mançester.
Ndërkohë, paraqitjet e shkëlqyera të portierit Thibaut Courtois kanë nxitur krahasime me legjendën e klubit Iker Casillas. Arbeloa nuk hezitoi të japë mendimin e tij, duke vlerësuar maksimalisht portierin belg.
Sipas tij, gjatë karrierës ka luajtur me disa nga portierët më të mëdhenj në botë, por performancat që ka parë nga Courtois janë të jashtëzakonshme. Arbeloa u shpreh se është i bindur se aktualisht po shohim portierin më të mirë në historinë e Real Madrid.









