Aksident i rëndë pranë Bërzhitës në autostradën Tiranë–Elbasan; makina shkatërrohet

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të premte në autostradën Tiranë–Elbasan, në afërsi të zonës së Bërzhitës.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha në automjet, i cili shihet i shkatërruar pothuajse plotësisht.

Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të menaxhuar situatën në rrugë.

Deri në këto momente nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.