Ish-presidenti mbetet në burg – Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish rekursin e paraqitur nga ish-presidenti Ilir Meta, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Me këtë vendim, Meta do të vijojë të qëndrojë në qeli, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij vazhdon në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga SPAK.

Ish-presidenti është nën hetim për disa vepra penale, mes të cilave korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, pastrim parash dhe mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurive, çështje që lidhen edhe me hetimet për skandalin CEZ-DIA.

Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen pas disa përpjekjeve ligjore të Metës për të ndryshuar masën e sigurisë, por gjykata ka vendosur ta lërë atë në fuqi.