Shpërthime mbi Doha – Katari rrëzon raketat iraniane, sulme edhe ndaj vendeve të Gjirit

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mbi Doha të mërkurën në mëngjes, pasi Irani lëshoi një valë sulmesh me raketa dhe dronë drejt disa vendeve të Gjirit. Sipas raportimeve të CNN, shpërthimet ishin aq të forta sa tronditën edhe ndërtesat në kryeqytetin e Katar.

Ministria e Mbrojtjes e Katarit njoftoi se mbrojtja ajrore ka arritur të neutralizojë një sulm me raketa që synonte territorin e vendit. Njoftimi u publikua përmes platformës X.

Sulme të ngjashme janë raportuar edhe në Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ku autoritetet thanë se kanë rrëzuar dronë dhe raketa të lëshuara nga Irani.

Ministria saudite e Mbrojtjes bëri të ditur se shtatë raketa balistike që synonin një bazë ajrore dhe zona pranë Riad u shkatërruan në ajër, ndërsa janë rrëzuar edhe disa dronë.

Ndërkohë, mediat shtetërore iraniane raportojnë se janë sulmuar edhe baza amerikane në Bahrein dhe Irak. Sipas kanalit Channel 12 Israel, disa persona kanë mbetur të plagosur nga një sulm pranë Tel Aviv.

Situata në rajon mbetet shumë e tensionuar, ndërsa vendet e Gjirit janë në gatishmëri të lartë përballë përshkallëzimit të sulmeve.