VIDEO-LAJM/ Pas paralajmërimeve të Trump – SHBA neutralizon 16 anije të flotës iraniane që po minonin Ngushticën e Hormuzit

Forcat amerikane kanë sulmuar dhe shkatërruar 16 anije iraniane të përfshira në vendosjen e minave pranë Ngushticës së Hormuzit, sipas njoftimeve të Komandës Qendrore të SHBA-së. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një seri goditjesh të përqendruara kryesisht ndaj anijeve të ankoruara në porte.

Presidenti Donald Trump deklaroi se Uashingtoni ka “shkatërruar plotësisht 10 anije joaktive për vendosjen e minave” dhe paralajmëroi se sulmet do të vazhdojnë. Ai gjithashtu theksoi se SHBA-ja nuk kishte raporte të sigurta që Irani të kishte minuar kanalin, por në rast se kjo është e vërtetë, ato duhet të hiqen menjëherë.

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se në ditët në vijim do të intensifikohen veprimet ndaj objektivave iraniane, duke ruajtur kontrollin e qarkullimit detar në një nga rrugët më strategjike të botës.