Eleonora Inkardona, moderatorja 34-vjeçare sportive e njohur në Itali për pasionin e saj për Interin, ka surprizuar fansat në rrjetet sociale me një zgjedhje të papritur. Ajo është prej kohësh në lidhje me mesfushorin 24-vjeçar të Milanit, Daniele Riçi, dhe duket se zemra e saj këtë herë ka “ndryshuar skuadrën”.
Para derbit të Milanos, Riçi ka zbuluar se Eleonora nuk do të mbështesë Interin këtë herë. “Jo, këtë herë do të bëjë tifo për mua,” është shprehur ai.
Mbështetja e moderatores duket se ka sjellë fat për ekipin e Stefano Alegrit, pasi Milani triumfoi me 1-0 kundër rivalëve të përjetshëm, falë golit të Pervis Estupinan.
Rrjeti social u ndez menjëherë nga komente dhe reagime, ndërsa fansat e Interit nuk e prisnin një lëvizje të tillë nga një nga tifozet më të njohura të klubit.


n









