VIDEO-LAJM/ Tottenham 15 minuta në “shok” – Atletico Madrid i bën masakër 5-2 në Champions me Simeone në stol

Një fillim katastrofik i kushtoi shtrenjtë Tottenham Hotspur në përballjen ndaj Atletico Madrid, në raundin e 1/8-ve të UEFA Champions League. Në vetëm 15 minuta, anglezët u mposhtën me tre gola, duke e bërë që trajneri Igor Tudor të ndërmerrte menjëherë zëvendësimin e portierit.

Shifrat u thelluan në minutën e 22-të me golin e Le Normand, ndërsa Pedro Porro shënoi për 4-1 pak më pas. Në pjesën e dytë, Alvarez dhe Solanke vulosën rezultatin përfundimtar 5-2 për ekipin spanjoll.

Ky sukses forcon dominimin e Diego Simeone, i cili ka shënuar tashmë 20 ndeshje radhazi pa humbje në eliminim direkt në shtëpi. Për Tottenham, kjo ishte humbja e gjashtë radhazi në të gjitha kompeticionet, duke bërë që perspektiva për ndeshjen e kthimit në Madrid të jetë e vështirë.

Atletico Madrid do të udhëtojë drejt Londrës javën e ardhshme me një avantazh tre-golësh, duke qenë favorit i dukshëm për të kaluar në çerekfinale.

FT ATLETIKO MADRID – TOTENHEM 5-2

Jorente 6′, Grizman 14′ , Alvarez 16′, 55′ Le Normand 22′ / Porro 26′, Solanke 76′

GOLI I SOLANKES: VIDEO 

GOLI I DYTË I ALVAREZ: VIDEO 

GOLI I PEDRO PORROS: VIDEO 

GOLI I LE NORMAND: VIDEO 

GOLI I ALVAREZ: VIDEO 

GOLI I GRIZMAN: VIDEO 

GOLI I JORENTES: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE

dsfsdfdsfsdfdsfdsfdf