Fund dramatik në përballjen mes Newcastle United dhe FC Barcelona, e vlefshme për fazën e 1/8-finaleve të UEFA Champions League, që u mbyll në barazim 1-1.
Skuadra angleze kaloi e para në avantazh në minutën e 86-të, kur Harvey Barnes realizoi pas asistit të Jacob Murphy, duke ndezur festën në stadium dhe duke lënë të kuptohej se vendasit ishin shumë pranë fitores.
Megjithatë, në minutat e fundit katalanasit arritën të reagojnë. Dani Olmo fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar nga Malick Thiaw, duke i dhënë Barcelonës mundësinë për të barazuar.
Nga pika e bardhë nuk gaboi Lamine Yamal, i cili shënoi me qetësi dhe i dha katalanasve një barazim të rëndësishëm në fundin dramatik të sfidës.
Ky rezultat i shkon më shumë për shtat Barcelonës, ndërsa gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, ku do të vendoset skuadra që do të kalojë në çerekfinalet e kompeticionit.
FT: NJUKASTËLL-BARCELONA 1-1
Barns 86′ / Jamal 90+6′
GOLI I LAMIN JAMAL: VIDEO
PENALLTIA E FITUAR NGA OLMO: VIDEO
GOLI I BARNS: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE










