DEKLARATA E FORTE/ Teherani pa fuqi ushtarake – Trump: Lufta e SHBA-Izraelit ndaj Iranit po përfundon

Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi për CBS News se konflikti ushtarak SHBA-Izrael me Iranin po shkon drejt përfundimit, duke theksuar se fuqia ushtarake iraniane është praktikisht shkatërruar.

Trump vuri në dukje se Irani nuk ka më marinë, forcë ajrore, sisteme të komunikimit apo raketa funksionale, ndërsa dronët e tyre dhe kapaciteti për prodhimin e tyre po shpërbëhen gjithashtu.

“Mendoj se lufta është pothuajse e përfunduar. Nuk u ka mbetur asgjë në kuptimin ushtarak,” tha presidenti amerikan, duke përshkruar gjendjen e armëve dhe kapaciteteve ushtarake iraniane si të shkatërruara.

Deklarata e Trump vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta dhe aleatët po monitorojnë zhvillimet për pasojat rajonale dhe globale.