KRIZA E NAFTES/ Putin fton Europën të bashkëpunojë për furnizime të sigurta: Gati të stabilizojmë tregun e karburanteve

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi të hënën se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e Bashkimit Evropian për të garantuar furnizime energjetike të mjaftueshme dhe për të stabilizuar tregun e naftës dhe gazit, i cili po tronditet nga konflikti i përshkallëzuar në Lindjen e Mesme.

Gjatë një mbledhjeje mbi situatën energjetike, Putin theksoi se Moska mund t’u sigurojë vendeve evropiane furnizimet e nevojshme, por kjo kërkon një “sinjal” nga vetë Brukseli për të nisur bashkëpunimin.

Ai gjithashtu paralajmëroi se përpjekjet për destabilizimin e Lindjes së Mesme mund të kenë pasoja serioze për tregun global të energjisë, duke lënë të kuptuar se Rusia mund të luajë një rol vendimtar për të shmangur krizën energjetike në Europë.