Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Australisë për të lejuar kthimin në Iran të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump e cilësoi vendimin si një “gabim të tmerrshëm humanitar”, duke paralajmëruar se për shkak të situatës së tensionuar dhe luftës në rajon, sportistet mund të përballen me rrezik serioz nëse rikthehen në Iran.
“Australia po bën një gabim të tmerrshëm humanitar duke lejuar që ekipi kombëtar iranian i futbollit për femra të detyrohet të kthehet në Iran, ku ka shumë të ngjarë të vritet. Mos e bëni këtë, z. Kryeministër, jepuni azil. SHBA-të do t’i marrin nëse nuk doni”, shkroi Trump në reagimin e tij.
Ish-presidenti amerikan i bëri thirrje drejtpërdrejt kryeministrit australian që të mos lejojë kthimin e sportisteve në Iran dhe të marrë në konsideratë dhënien e azilit për to, duke theksuar se në të kundërt Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i pranojnë.










