Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit në Apel, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjyqtarja Emiliana Muça shqyrtoi çështjen pasi më herët nuk ishte shprehur për shkak se procedimi ishte në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Pas seancës, avokati i saj, Ardian Kalia, deklaroi jashtë kamerave se procesi nuk duhej të zhvillohej, pasi sipas tij objekti i çështjes kishte rënë, duke qenë se tashmë ekziston një dekret për shkarkimin e Ballukut nga detyra.
Ndërkohë, prokurori i SPAK mësohet se ka pranuar në seancë se Balluku është shkarkuar nga posti, por ka kërkuar që formalisht të mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë për pezullimin nga detyra









