Zhvillime të mëdha vijnë nga Irani, ku mediat shtetërore raportojnë se është përzgjedhur udhëheqësi i ri suprem i vendit, ndërsa shpallja zyrtare pritet të bëhet shumë shpejt.
Vendimi vjen pas vrasjes së udhëheqësit suprem Ali Khamenei, i cili sipas raportimeve u vra gjatë sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli në ditën e parë të luftës.
Pas vdekjes së tij, drejtimi i vendit kaloi përkohësisht në një këshill prej tre figurash të larta shtetërore:
• Masoud Pezeshkian, presidenti i Iranit
• Gholamhossein Mohseni Ejei, kreu i sistemit gjyqësor
• Alireza Arafi, jurist dhe drejtues i forcës paraushtarake Basij.
Sipas procedurës kushtetuese, udhëheqësi suprem zgjidhet nga Asambleja e Ekspertëve, një organ i përbërë nga 88 dijetarë islamikë që mbikëqyrin strukturën më të lartë të pushtetit në Iran.
Kleriku i lartë Ahmad Alamolhoda ka deklaruar se udhëheqësi i ri tashmë është përzgjedhur dhe shpallja zyrtare pritet së shpejti.
Ndërkohë, një tjetër anëtar i asamblesë, Mohsen Heidari Alekasir, u shpreh se kandidati është zgjedhur duke ndjekur një këshillë të lënë nga Khamenei para vdekjes së tij: pasardhësi duhet të jetë një figurë që “urrehet nga armiku dhe jo dikush që lavdërohet prej tij”.
Në mesin e emrave të përfolur si pasardhës është edhe Mojtaba Khamenei, djali i ish-udhëheqësit suprem, i cili prej vitesh konsiderohet një figurë me ndikim dhe me lidhje të forta me Gardën Revolucionare të Iranit.
Më herët, presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar se një zgjedhje e tillë do të ishte “e papranueshme” dhe kishte paralajmëruar se do ta kundërshtonte një skenar të tillë.