Presidenti i Turqi, Recep Tayyip Erdoğan, ka shprehur ngushëllimet e tij për popullin iranian pas raportimeve për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iran, Ali Khamenei.
Në një reagim në platformën X, Erdogan deklaroi se ishte thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Khameneit, që sipas raportimeve erdhi pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izrael.
“U trishtova kur mësova për vdekjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si pasojë e sulmeve që ndodhën dje. Së bashku me popullin e Iranit, ne do të vazhdojmë përpjekjet tona si Turqi me vendosmëri, në mënyrë që miqtë dhe vëllezërit tanë në rajon të gjejnë paqen dhe stabilitetin që meritojnë”, u shpreh Erdogan.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për t’i dhënë fund përshkallëzimit të konfliktit në rajon dhe për t’u rikthyer te rruga e diplomacisë si zgjidhje për tensionet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.









