Një sulm i dhunshëm me armë zjarri në një bar në Austin ka lënë pas tre të vdekur, përfshirë autorin, dhe 17 të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje kritike.
Policia lokale raportoi se autori u përball me oficerët menjëherë pas earritjes në vendngjarje. “Tre nga oficerët tanë iu përgjigjën zjarrit dhe e vranë të dyshuarin,” tha një zëdhënës i policisë.
Dëshmitarët treguan se autori përdori një pistoletë dhe një pushkë, duke shkaktuar panik brenda lokalit, para se të neutralizohej nga forcat e sigurisë. Ndërkohë, autoritetet po hetojnë shkaqet dhe motivet e këtij sulmi tragjik.









