Vijon vala e shkarkimeve në radhët e Policia e Shtetit pas tensioneve të krijuara gjatë protestës së opozitës në kryeqytet. Pas largimit të drejtorit të përgjithshëm, nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.
Sipas burimeve, motivacioni i vendimit lidhet me mosgarantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët dhe shtetasit e huaj gjatë tubimit të djeshëm, i cili u shoqërua me përplasje dhe incidente.
Alushi e mbante detyrën prej nëntorit 2024, pas largimit të paraardhësit të tij, Tonin Vocaj. Më 7 mars 2025 ai ishte thirrur për të dhënë shpjegime në SPAK, por pas daljes nga godina nuk kishte bërë komente për mediat.
Shkarkimi i tij vjen në një moment kur drejtimi i Policisë së Shtetit është komanduar përkohësisht nga Sokol Bizhga, ndërsa priten zhvillime të tjera në strukturat drejtuese të rendit.









