Milani ka arritur një fitore të rëndësishme, por jo pa vështirësi, duke mposhtur në transfertë Cremonesen me rezultatin 0-2.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me lojë të ekuilibruar dhe pak raste të pastra shënimi. Në fraksionin e dytë, kuqezinjtë rritën presionin dhe krijuan më shumë mundësi, por goli i avantazhit erdhi vetëm në minutat shtesë.
Në të 90-ën, Luka Modric harkoi saktë në zonë, ndërsa Strahinja Pavlovic realizoi me kokë për 0-1.
Vetëm katër minuta më pas, Milani goditi sërish me një kundërsulm të shpejtë. Christopher Nkunku shërbeu bukur për Rafael Leao, i cili i vetëm përballë portës nuk gaboi, duke vulosur rezultatin 0-2.
Me këtë sukses, Milani mbetet në vendin e dytë me 57 pikë, 10 më pak se kryesuesit e Inter Milan.
Në javën e ardhshme, Cremonese udhëton për t’u përballur me Lecce, ndërsa Milani pret në “derbin” lokal Interin.









