Molotovët drejt vilës së Enver Hoxhës – brenda kishte rreth 25 persona – momente paniku gjatë “luftës” me muret e ish-banesës së diktatorit komunist

Protesta e radhës e Partia Demokratike këtë herë u zhvillua me një skenar ndryshe nga tubimet e mëparshme, pa fjalime përpara Kryeministrisë.

Protestuesit u mblodhën fillimisht para selisë së PD-së dhe, nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, marshuan drejt Kryeministrisë dhe më pas drejt disa institucioneve të tjera në kryeqytet.

Gjatë itinerarit, turma u ndal edhe para vilës historike të ish-diktatorit Enver Hoxha. Në atë moment, disa protestues hodhën molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të godinës.

Sipas pamjeve të publikuara, brenda objektit ndodheshin persona në momentin e sulmit, të cilët u panë duke lëvizur me shpejtësi për t’u larguar nga zona e rrezikut. Protestuesit vijuan hedhjen e mjeteve piroteknike deri në ndërhyrjen e policisë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe autobot me ujë për të shpërndarë turmën.