Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar sot nga opozita në Tiranë.
Në një postim në rrjetin social X, Rama ka krahasuar situatën ndërkombëtare me zhvillimet në kryeqytet, duke publikuar imazhe nga sulmet në Iran dhe një foto nga protesta ku shfaqen kosha të djegur pas hedhjes së molotovëve.
“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”, ka shkruar ai me tone ironike.
Deklarata e kreut të qeverisë vjen në një moment tensioni në kryeqytet, ku gjatë marshimit janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe akte të djegies së koshave të mbeturinave.









