Tensione në protestën e Sali Berishës – Qytetari humb ndjenjat nga gazi lotsjellës nga përplasja me policinë

Një qytetar ka humbur ndjenjat gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë, pasi në zonë u përdor gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Incidenti ndodhi pasi situata u tensionua dhe pati përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve. Policia hodhi gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vendosur kontrollin.

Gjatë marshimit nga zona e Kryeministrisë drejt godinës së Policisë së Shtetit, disa protestues hodhën molotovë në drejtim të koshave të mbeturinave, të cilat më pas u përfshinë nga flakët.

Ndërkohë, në terren janë parë ekipe mjekësore që i kanë ardhur në ndihmë qytetarit të prekur, ndërsa situata mbetet e tensionuar.