“Dua ta mbyll luftën” – Trump hap rrugën për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë në këmbim të paqes në Ukrainë

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se do të dëshironte lehtësimin e sanksioneve ndaj Rusi si pjesë e një marrëveshjeje paqeje për luftën në Ukrainë.

Duke folur para gazetarëve në South Lawn përpara Shtëpisë sëe Bardhë, përpara një vizite pune në Teksas, Trump tha se do të donte të shihte përfundimin sa më të shpejtë të konfliktit.

“Do të doja shumë të bëja lehtësimin e sanksioneve. Do të doja që ajo luftë të mbaronte”, u shpreh ai, duke shtuar se ka folur me presidentin rus Vladimir Putin.

Trump nuk dha detaje nëse priten kontakte të reja të nivelit të lartë, por theksoi se SHBA do të dëshironte zgjerimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare me Moskën në kuadër të një zgjidhjeje paqësore.