Ish-ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, Peter Mandelson, u arrestua në shtëpinë e tij nga policia e Londrës për “shkelje të detyrës”, raportojnë mediat britanike.
Mandelson, 72 vjeç, u shkarkua nga posti i tij në shtator dhe ishte në qendër të hetimeve lidhur me marrëdhënien e tij me financierin e dënuar amerikan, Jeffrey Epstein. Hetimi nisi pasi qeveria e kryeministrit Keir Starmer dorëzoi komunikimet mes ish-ambasadorit dhe Epsteinit.
Policia e Londrës po heton nëse Mandelson, gjatë kohës që shërbente si sekretar biznesi në qeverinë e Gordon Brown gjatë krizës financiare, i ka dhënë informacion të ndjeshëm Epsteinit. Ky arrest e bën Mandelsonin të dytin zyrtar të njohur britanik të ndaluar në kuadër të skandalit pas ish-Princit Andrew.









