TAKSIMI/ Mallrat mbi 430 euro në valixhe, detyrimi për deklarim në doganë

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Shqipëri me mallra në bagazh me vlerë mbi 430 euro duhet t’i deklarojnë ato në doganë. Përveç vlerës, deklarata duhet të tregojë edhe destinacionin e mallit dhe nëse përdoret për qëllime tregtare.

Udhëtarët përjashtohen nga taksat doganore për mallrat e destinacionit personal, përveç produkteve të duhanit dhe alkoolit. Vlera e përjashtuar për rrugë tokësore është 300 euro, ndërsa për rrugë ajrore ose detare është 430 euro për individ.

Autoritetet doganore mund të kërkojnë informacion mbi të gjitha mallrat që transportohen, dhe përtej kufirit të përcaktuar, deklarimi bëhet përmes procedurës së “Deklarimit të thjeshtuar”. Qëllimi është parandalimi i problemeve ligjore dhe shmangia e kalimit të mallrave të pa-taksuara për qëllime tregtare.