Një 58-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë këtë të shtunë në zonën e Lozhanit, në Maliq, teksa po shkonte për të punuar në një hidrocentral.
Sipas të dhënave paraprake, viktima, i punësuar si inxhinier, kishte mbërritur në vendin e punës kur është ndjerë papritur keq. Dyshimet e para flasin për një infarkt, që mendohet t’i ketë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Autoritetet vendore kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.









