Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X pas protestës së opozitës të zhvilluar këtë të premte në Tiranë, e cila sipas tij ka prekur edhe ambientet pranë Xhamia e Namazgjasë.
Në një postim të shkurtër, Rama ka publikuar një foto të xhamisë, të shoqëruar me mesazhin:
“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…”
Reagimi i kreut të qeverisë vjen pas tensioneve të raportuara gjatë tubimit të opozitës në kryeqytet. Protesta u zhvillua në disa akse kryesore të Tiranës dhe u shoqërua me thirrje kundër qeverisë, ndërsa pati edhe përplasje dhe incidente sporadike.
Deklarata e Ramës pritet të shtojë më tej tonet e debatit politik mes mazhorancës dhe opozitës.









