Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp të enjten, theksoi se protestat e opozitës janë paqësore dhe distancohet nga përdorimi i lëndëve djegëse dhe piroteknikës në protestën e fundit.
Berisha kritikoi vendimin e Policisë së Shtetit për të mos i dhënë leje protestës dhe akuzoi efektivët se kanë inskenuar përdorimin e molotovëve.
“Protesta është paqësore. Ne jemi opozitë demokratike, nuk kemi banditë. Ky është një akt provokacioni i rëndë i tyre. Molotovët nuk i organizon PD. Në protestën e fundit ishte policia që hodhi molotov drejt protestuesve”, tha Berisha, duke shtuar se opozita do të vazhdojë deri në fitore të plotë.
Ai gjithashtu paralajmëroi për ndëshkime të ashpra ndaj zyrtarëve të akuzuar për korrupsion dhe largime të dyshimta nga vendi, duke e cilësuar këtë si një pjesë të “skenarit” të qeverisë.









