FOTO/ Trump takon veçmas Ramën dhe Osmanin në Washington – bisedë pas Bordit të Paqes

Në përfundim të mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes në Washington, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të veçantë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas pamjeve të publikuara, Trump shihet duke komunikuar në mënyrë të veçantë me dy liderët shqiptarë, në një moment të shkurtër informal pas seancës zyrtare. Takimi u zhvillua në ambientet e Institutit Amerikan të Paqes dhe vjen në kuadër të angazhimeve të Bordit për çështjet globale të sigurisë dhe stabilitetit.

Biseda mes Trump, Ramës dhe Osmanit interpretohet si një sinjal vëmendjeje ndaj çështjeve të rajonit, veçanërisht Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, në kuadër të nismave të reja për paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar.