Ekonomia shqiptare e ka nisur vitin 2026 me sinjale negative në tregtinë e jashtme, pasi eksportet vijojnë trendin rënës për të katërtin vit radhazi. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në janar eksportet e mallrave arritën në 26.7 miliardë lekë (rreth 277 milionë euro), duke shënuar një ulje prej 4.5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025.
Tkurrja u ndikua kryesisht nga rënia e shitjeve në grupet e mineraleve, energjisë elektrike dhe sektorin fason të tekstileve e këpucëve. Ndërkohë edhe importet pësuan rënie, duke zbritur në 57 miliardë lekë, rreth 4% më pak se një vit më parë.
Si rezultat, deficiti tregtar për muajin janar arriti në 31 miliardë lekë, 3.6% më i ulët se në janar 2025 dhe mbi 41% më i ulët krahasuar me dhjetorin e kaluar.
Në raport me partnerët tregtarë, rënia më e ndjeshme e eksporteve u regjistrua drejt Italia dhe Kosova, ndërsa rritje pati drejt Gjermania dhe Greqia. Nga ana tjetër, importet ranë më shumë nga Italia dhe Greqia, ndërsa u rritën nga Kina dhe Turqia.
Tregtia me vendet e Bashkimi Evropian vijon të dominojë, duke zënë 55% të shkëmbimeve totale: 74% e eksporteve shqiptare shkojnë drejt BE-së, ndërsa 47% e importeve vijnë prej saj.









