SPAK kërkon burg dhe ndalim funksionesh për kryetaren e Bashkisë Roskovec

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 18 muaj burg për Majlinda Bufin, kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, e akuzuar për përdorim të funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore.

Në rast gjykimi të shkurtuar, dënimi mund të ulej në 1 vit dhe të pezullohej për 2 vjet, duke përfshirë edhe shërbim prove.

Prokurorja Dorina Bejko ka kërkuar gjithashtu që Bufi të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet. Vendimi përfundimtar do të merret nga gjykata në fazën e ardhshme të procedurës.