Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bëri thirrje Ukraina që të hyjë sa më shpejt në bisedime për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, në prag të një raundi të ri negociatash ku pritet të përfshihen përfaqësues nga Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.
Duke folur me gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One pas kthimit në Uashington, Trump deklaroi se Kievi “do të bënte mirë të ulej në tryezën e negociatave dhe shpejt”.
Deklarata vjen në një moment intensifikimi diplomatik, ndërsa palët po përpiqen të rikthejnë përpjekjet për një zgjidhje politike të konfliktit, i cili prej tre vitesh ka sjellë pasoja të rënda njerëzore dhe ekonomike.









