Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar popullin e Kosovo me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, duke rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
Në mesazhin e publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, ai theksoi se SHBA mbeten të palëkundura në partneritetin me Kosovën dhe synojnë zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, me qëllim rritjen e prosperitetit për të dy vendet.
Rubio vlerësoi gjithashtu mbështetjen që Kosova u jep përpjekjeve amerikane në sfidat globale dhe mirëpriti rolin e saj si anëtare themeluese në Bordin e Paqes. Sipas tij, Uashingtoni pret një forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve në vitet e ardhshme, duke nënvizuar se SHBA do të qëndrojnë krah Kosovës në rrugën drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të qëndrueshme.










