Gjakderdhje në Sudan – droni godet turmën në treg – 28 civilë mbeten të vrarë; dhjetra të tjerë të plagosur…

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën pas një sulmi me dron mbi një treg në rajonin e Kordofanit të Veriut, në Sudan, në mes të luftës së përgjakshme që vazhdon prej vitit 2023.

Sipas organizatës së pavarur “Emergency Lawyers”, mjetet ajrore pa pilot bombarduan zonën Al-Safiya në komunitetin Sondari, territor i kontrolluar nga forcat paraushtarake, duke shkaktuar viktima kryesisht mes grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Dhjetëra persona të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa bilanci pritet të rritet.

Rajoni i pasur me naftë ndodhet rreth 230 kilometra nga El Obeid dhe është kthyer në një nga frontet kryesore të përplasjeve midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, që po luftojnë për kontrollin e vendit.

Që nga nisja e konfliktit në prill 2023, dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 14 milionë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke e shndërruar krizën sudaneze në një nga katastrofat më të rënda humanitare në botë.