Kryeministri i Kosovo, Albin Kurti, priti në një ceremoni zyrtare për takim bilateral kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet ndërshtetërore, marrëveshjet ndërqeveritare, projektet infrastrukturore me interes të përbashkët si dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit gjatë mandatit aktual të dy qeverive.
Rama e përgëzoi Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe krijimin e qeverisë së re, ndërsa Kurti falënderoi dhe shprehu angazhimin për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve në shërbim të qytetarëve.
Në njoftim theksohet se bashkëpunimi i deritanishëm në pesë vitet e fundit ka përfshirë: njësimin e teksteve shkollore, projekte kulturore mbarëkombëtare, zhvillime infrastrukturore — përfshirë hekurudhën Prishtinë-Durrës — lehtësimin e lëvizjes në zonat kufitare, njohjen e diplomave si dhe bashkëpunimin në energji, siguri, sport, transport, turizëm dhe ekonomi.










