Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Brazil, ku një autobus doli nga rruga dhe u përmbys duke shkaktuar viktima dhe shumë të plagosur.
Ngjarja ndodhi në autostradën BR-153 pranë qytetit Marilia. Sipas zjarrfikësve, automjeti humbi kontrollin pasi shpërtheu goma e pasme e majtë, duke bërë që shoferi të mos arrinte ta mbante në korsinë e lëvizjes.
Si pasojë, 6 persona humbën jetën ndërsa 46 të tjerë mbetën të plagosur. Gjendja shëndetësore e tyre nuk është bërë ende publike.
Mediat lokale, duke cituar policinë federale rrugore, raportojnë se autobusi transportonte punëtorë sezonalë nga shteti Maranhao drejt Santa Catarina, ku do të angazhoheshin në sezonin e vjeljes së mollëve.









