Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, kanë marrë iniciativën për një plan veprimi urgjent që synon të thjeshtësojë burokracinë, të forcojë tregun e brendshëm dhe të vendosë reforma të menjëhershme në Europë.
Letra e përbashkët, e mbështetur deri tani nga 20 shtete, përfshirë Francën e Macron, përfshin:
- Çështje strategjike si inteligjenca artificiale dhe mbrojtja.
- Finalizimin e kuadrit ligjor të “28-tës” për sipërmarrjet dhe start-up-et.
- Bashkëpunim fleksibël për vendet që janë gati, pa pritur votën unanime.
Ish-kryeministri Mario Draghi paralajmëron: “Europa është në minutën e 90-të”, dhe veprimi i shpejtë është i vetmi opsion për të ruajtur ndikimin global të Bashkimit Europian.
Ky plan, i udhëhequr nga Roma dhe Berlini, konsiderohet si një hapat historik drejt një Bashkimi Europian më të shpejtë dhe më efektiv, në përballje me rritjen e rivalëve globalë si Kina dhe SHBA.









