VENDIMI/ GJKKO dënon Astrit Avdylin si drejtues i grupit kriminal – 12 vite burg për “Niçjen” e Shijakut

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shpalli sot fajtor Astrit Avdylin, i njohur edhe me mbiemrat Balliu dhe Sulejmani, duke e dënuar me 12 vite burgim si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal.

Avdyli, i njohur ndryshe me pseudonimin “Niçja”, u akuzua si kreu i një organizate kriminale të përfshirë në narkotrafik dhe aktivitete të tjera të paligjshme në zonën e Shijakut. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri.

Sipas vendimit, ai u dënua:

  • me 12 vite burg për trafik droge dhe organizatë kriminale
  • me 3 vite për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal
  • me 5 vite për prodhim dhe mbajtje të armëve dhe lëndëve plasëse

Në bashkim dënimesh, sipas nenit 55 të Kodit Penal, gjykata vendosi dënimin përfundimtar prej 12 vitesh burgim në një institucion të sigurisë së lartë. Një armë zjarri e sekuestruar u konfiskua në favor të shtetit.

Dënimi lidhet me dosjen 339, e njohur si operacioni “Volvo 4”, që ka të bëjë me zbulimin e një laboratori droge në Has disa vite më parë.

Astrit Avdyli u arrestua më 29 qershor 2024 me urdhër të SPAK, pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin “Sky ECC”. Ndaj tij ka edhe hetime të tjera në vijim.

Vendimi i plotë i GJKKO-së:

“1-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani)”.

  1. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri, me vendimin 13, datë 11.02.2026 vendosi:
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, paragrafi parë, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334, paragrafi parë të K.Penal dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi dytë, të K.Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 
  5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 
  6. Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Astrit Balliu (alias Avdyli alias Sulejmani), përfundimisht me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
  7. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Astrit Balliu (alias Avdyli, alias Sulejmani), të fillojë nga dita e arrestimit të tij, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 6. Bazuar në nenin 190, pika 1, shkronja “a” të K.Pr.Penale, në lidhje edhe me nenin 36, pika 1, shkronja “a” të K.Penal, prova materiale e sekuestruar, arma pistoletë, me mbishkrimin ËALTER-P.P.Q-Made in Germany, me numër ****, të kalojë në favor të shtetit”.
  8. Në mbështetje të nenit 485/3 të K.Pr.Penale, shpenzimet hetimore gjatë fazës së hetimeve paraprake në raport me të bashkëpandehurit e tjerë, ndërsa ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit gjyqësor të arsyetuar. Tiranë, më datë 11.02.2026.Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.