SHQYRTIMI/ Kushtetuesja i vendos afat SPAK-ut dhe avokatëve të Veliajt: Parashtrimet deri më 27 shkurt

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, që brenda datës 27 shkurt të depozitojnë parashtrimet e tyre si palë në procesin kushtetues që lidhet me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Veliaj i është drejtuar Kushtetueses duke kërkuar shpalljen si antikushtetuese të masës ndaj tij. Sipas burimeve jozyrtare të cituara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, njoftimi për afatin u është përcjellë palëve me shkresë zyrtare, pas vendimit të Gjykatës për ta kaluar çështjen në seancë plenare javën e kaluar.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës, së bashku me 29 persona të tjerë, ka kaluar në gjykim themeli pas rreth katër muajsh seancë paraprake.