PARALAJMERIMI/ Ambasada e SHBA në Tiranë njofton: Viza amerikane mund të anulohet nëse arrestoheni për vepra penale

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë një mesazh informues për qytetarët lidhur me pasojat ligjore që mund të ndikojnë në statusin e vizës amerikane.

Përmes një postimi publik, ambasada thekson se një vizë për në SHBA nuk përbën të drejtë të garantuar, por një privilegj që mund të revokohet në rast shkeljeje të ligjit.

“Nëse arrestoheni për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodheni në Shtetet e Bashkuara, viza juaj amerikane mund të anulohet dhe mund të bëheni të papërshtatshëm për viza në të ardhmen. Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë – e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Mesazhi shërben si kujtesë për respektimin e ligjeve amerikane nga të gjithë mbajtësit e vizave gjatë qëndrimit të tyre në SHBA.