GJKKO merr të pandehur Erjon Veliajn – Dosja ndaj ish-kryebashkiakut kalon për gjykim

Gjykata e Posaçme ka vendosur që dosja në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të kalojë në fazën e gjykimit. Vendimi u shpall mesditën e së hënës nga gjyqtarja Etleva Deda, ndërkohë që Veliaj mungoi në seancë.

Avokatët e të pandehurve kanë bojkotuar seancën, duke argumentuar shkelje të rënda të procedurave gjatë seancave paraprake. Dy ditë më parë, GJKKO rrëzoi kërkesën e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Deda, e cila sipas kryebashkiakut, i kishte mohuar të drejtën për mbrojtje efektive.

Veliaj u arrestua një vit më parë nga Prokuroria e Posaçme, nën akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërsa procedurat ligjore ndaj tij vijojnë në gjykatë.