Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Durrës–Rrogozhinë, ku një këmbësor ka humbur jetën, njofton Euronews Albania.
Ngjarja tragjike ndodhi në segmentin rrugor pranë zonës së Maminasit, ku, sipas policisë së qarkullimit rrugor, i riu u përplas nga një automjet teksa po ecte në anë të rrugës. Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të emergjencës për ta sjellë në spital, këmësori nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit, përfshirë edhe identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe rrethanat që çuan në këtë përplasje fatale.









