Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka shkëlqyer në Grand Slamin e Parisit, duke fituar medaljen e artë në kategorinë -52 kg, njofton Anadolu. Medalistja e dyfishtë olimpike filloi vitin 2026 me triumf të madh, duke mundur në finale spanjollen Toro Soler përpara mijëra spektatorëve.
Komiteti Olimpik i Kosovës e përgëzoi Krasniqin për suksesin, duke e konsideruar këtë rezultat si një nisje të shkëlqyer për xhudistet kosovare në rrugën drejt Lojërave Olimpike Los Angeles 2028.









