Distria Krasniqi shpërthen në Paris – Medalje e artë në Grand Slam – Kosova ngjitet në majat e xhudos!

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka shkëlqyer në Grand Slamin e Parisit, duke fituar medaljen e artë në kategorinë -52 kg, njofton Anadolu. Medalistja e dyfishtë olimpike filloi vitin 2026 me triumf të madh, duke mundur në finale spanjollen Toro Soler përpara mijëra spektatorëve.

Komiteti Olimpik i Kosovës e përgëzoi Krasniqin për suksesin, duke e konsideruar këtë rezultat si një nisje të shkëlqyer për xhudistet kosovare në rrugën drejt Lojërave Olimpike Los Angeles 2028.