Rama ra! – Kushtetuesja “vulos” fatin e Balluku; pezullimi mbetet në fuqi

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për çështjen që lidhet me zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke lënë në fuqi pezullimin e saj nga detyra.

Trupa gjykuese u mblodh sot për herë të tretë në dhomë këshillimi për të shqyrtuar ankimin e paraqitur nga qeveria, e cila kishte kundërshtuar vendimin e GJKKO dhe SPAK për pezullimin e Ballukut. Pas disa orësh diskutime, gjyqtarët kushtetues vendosën të mos rrëzojnë masën, duke konfirmuar kështu vendimin e mëparshëm.

Ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm në përballjen ligjore që përfshin një nga figurat më të larta të qeverisë, ndërsa çështja vijon të mbetet në qendër të debatit politik dhe institucional në vend.