Gjatë një bisede të sinqertë mes tyre, Brikena e ka pyetur Mateon për eksperiencat e tij. Banori ka treguar se ka pasur gjithsej tre lidhje dashurie, ndërsa e fundit ka përfunduar rreth një vit e gjysmë më parë.
I pyetur nëse mban kontakte me ish-partneret, Mateo u shpreh prerazi se nuk ka asnjë lloj raporti me to, duke theksuar se nuk mund të jetë mik me një ish-të dashurën. Sipas tij, pas ndarjes secili duhet të vazhdojë jetën e vet, pa ndërhyrje apo pritshmëri.
Nga ana tjetër, Brikena u shpreh se respekti mes dy personave pas një ndarjeje nuk është i gabuar dhe se, në disa raste, mund të ekzistojë edhe mundësia e një ribashkimi. Megjithatë, Mateo e përjashtoi një mundësi të tillë, duke nënvizuar se kur një lidhje nuk funksionon, sidomos nëse është toksike, është më mirë të përfundojë herët.
Ai shtoi se mungesa e mirëkuptimit është një shenjë e qartë se një marrëdhënie ka marrë fund dhe se ndarja është zgjidhja më e shëndetshme për të dyja palët.









