HOMAZHE/ Rama i shkon me familjen te varri Papa Françeskut – Një mik i paharruar i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vatikan, ku gjatë vizitës së tij në Selinë e Shenjtë ka kryer homazhe në varrin e Papa Françeskut, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tyre, Zaho.

Momenti u bë publik përmes një videoje të shpërndarë nga vetë kreu i qeverisë në rrjetet sociale, ku shfaqet familja Rama teksa nderon figurën e Atit të Shenjtë.

Në mesazhin që shoqëronte pamjet, Rama e cilësoi Papa Françeskun si një “mik të paharruar të Shqipërisë dhe të familjes sonë”, duke theksuar se Ati i Shenjtë lutej vazhdimisht për popullin shqiptar dhe dërgonte mesazhe miqësie.

Sipas kryeministrit, homazhi ishte një nga çastet më domethënëse të vizitës së tij në Vatikan.

https://www.facebook.com/share/r/1KMkbyMtNU/?mibextid=wwXIfr